Në aksidentin me veturë të 29 dhjetorit në Nigeri mbetën të vdekur dy shokët dhe bashkëpunëtorët e yllit të boksit, Anthony Joshua. Bëhet fjalë për Latif Ayodele dhe Sina Ghami.
Edhe boksieri i kategorisë së rëndë ishte në veturë gjatë momentit të aksidentit.
Ish-kampioni botëror kishte pësuar lëndime të lehta.
Vetura “Lexus SUV” me të cilën po udhëtonte Joshua ishte përplasur me një kamion të palëvizshëm.
Shoferi i veturës që e shkaktoi aksidentin, Adeniyi Kayode, është paraqitur në gjykatë të martën në Nigeri.
Edhe
Dy shokë të Joshuas mbetën të vdekur në aksidentin në Nigeri
Por gjykimi është shtyrë deri më 25 shkurt pasi prokurorit i nevojitej më shumë kohë për të marrë këshilla ligjore, shkruan “BBC”.
46-vjeçari Kayode më herët ishte i akuzuar për katër vepra penale.