Ylli i repit Travis Scott zhgënjeu fansat pasi shtyu koncertin në Chicago në minutën e fundit pa njoftim paraprak.
United Center, arena ku do të zhvillohej koncerti, lëshoi një deklaratë ku njoftonte shtyrjen e koncertit dhe se biletat e blera për këtë koncert do të vlenin në një datë të ardhshme.
Në rrjetet sociale, fansat treguan zemërimin e tyre ndaj Scottit, me reperin që ende nuk ka dhënë arsye për anulimin e koncertit.
Gjithashtu, fansat spekulojnë se ndoshta Travis Scott nuk ishte në gjendje të kthehej në Chicago, pasi ishte në Arabinë Saudite disa ditë më parë dhe duhej të udhëtonte rreth e qark globit për të arritur në Shtetet e Bashkuara.
Travis Scott po përpiqet të shërohet pas tragjedisë së Astroworld në nëntor 2021, pasi 10 persona vdiqën gjatë festivalit në Texas për shkak të mungesës së masave të sigurisë që lejuan që vendi të mbipopullohej.
-
Italia ndalon koncertet e Kanye West dhe Travis Scott për arsye sigurie
-
Post Malone shtynë turneun në SHBA, shkak albumi i ri
-
Pas vdekjes së adhurueses, Taylor Swift shtyn koncertin në Rio de Janeiro
-
Travis Scott nuk do të përballet me akuza penale
-
Lil Wayne kërkon falje pasi mungoi në koncertin e tij