Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Pas vdekjes së adhurueses, Taylor Swift shtyn koncertin në Rio de Janeiro

Një adhuruese e yllit të muzikës pop, Taylor Swift humbi jetën gjatë një shfaqje të këngëtares të mbajtur të premten, pasi pësoi një arrest kardiorespirator.

Për këtë arsye këngëtarja ka njoftuar se koncerti i saj në Rio de Janeiro do të shtyhet.

Sipas organizatorëve, 23-vjeçarja Ana Clara Benevides Machado kishte kërkuar ndihmë në stadium pasi nuk ishte ndjerë mirë. Ajo u transferua në spital, por vdiq një orë më vonë.

Në një deklaratë në Instagram, ylli i popit tha se është “e shkatërruar” nga vdekja e një adhuruese dhe se zemra i ishte “thyer”, duke shtuar: “Ajo ishte jashtëzakonisht e bukur dhe shumë e re”.

“Nuk mund ta besoj që po i shkruaj këto fjalë, por me zemër të copëtuar them se humbëm një fanse sonte para shfaqjes sime. S’mund t’ua them se sa e shkatërruar jam nga kjo. Siguria dhe mirëqenia e fansave të mi, kolegëve interpretues dhe ekuipazhit duhet dhe do të jetë gjithmonë e para”, shkroi Swift në Instagram.

Edhe Taylor Swift thotë se ka ndier frikë pas kërcënimit për sulm në Vjenë Showbiz Taylor Swift thotë se ka ndier frikë pas kërcënimit për sulm në Vjenë

Brazili po përjeton një valë të nxehti të paprecedentë, duke shkaktuar alarme shëndetësore.

Autoritetet paralajmëruan për rrezikun për jetën pasi regjistroi një indeks të nxehtësisë, i cili kombinon temperaturën me lagështinë, prej 59.3C të premten e ndjekur nga 59.7C të shtunën.

Shfaqja e yllit të popit amerikan do të vazhdojë të hënën.

Kryebashkiaku i Rios, Eduardo Paes, postoi në X (i njohur më parë si Twitter) se ajo që ndodhi ishte e papranueshme dhe ai u kishte kërkuar producentëve të shfaqjes disa ndryshime, duke përfshirë pika shtesë të shpërndarjes së ujit dhe më shumë shërbime emergjente në gatishmëri.

Ministri i Drejtësisë i Brazilit, Flávio Dino, gjithashtu postoi në X se tifozët duhet të lejohen të sjellin shishe uji në ambiente.

Ai urdhëroi kompaninë që organizon Eras Tour në Brazil, T4F Entertainment, që t’u sigurojë fansave ujë të pijshëm falas dhe lehtësisht të çasshëm.

Edhe Policia gjermane ndalon një përndjekës të Taylor Swiftit Showbiz Policia gjermane ndalon një përndjekës të Taylor Swiftit

Deklarata e ministrit erdhi pasi pjesëmarrësve të koncertit iu ndalua të sillnin shishet e tyre me ujë.

Swift mbërriti në Brazil në fillim të kësaj jave për turneun e saj rekord, me statujën e Krishtit Shpëtimtar të Rio de Janeiros, e ndriçuar për ta mirëpritur atë në vend.