Këngëtarja më famë botërore, Taylor Swift, që mbajti koncert në Sidney të Australisë të premten, pati probleme para se të fillonte koncertin.
Stafi drejtues i stadiumit “Accor” ku Swift performoi, para fillimit të koncertit ka evakuuar një pjesë të adhuruesve që gjendeshin në fushë pranë binës, pasi që atje po mbretëronte mot me shi, erëra të forta e vetëtimë, raporton mediumi australian The Age.
VIDEO:
?| The floor and lower bowl are currently being evacuated due to lightning strikes nearby the stadium at today's show of Taylor Swift's 'The Eras Tour' in Sydney, Australia. Please stay safe and seek shelter for now #SydneyTSTheErasTour
— The Eras Tour (@tswifterastour) February 23, 2024
pic.twitter.com/trs8heeziR
Edhe
Taylor Swift pas koncerteve traumatike të turneut “Eras Tour”: Doja të zhdukesha
“Adhuruesit që ishin vendosur në pjesën e poshtme të stadiumit u evakuuan si pasojë e vetëtimës e motit të keq që po mbretëronte. Ju lutem qëndroni të sigurt dhe kërkoni strehim”, shkruhej në llogarinë në emër të turneut të Taylorit, “Eras Tour”, në rrjetin social “X”.

Drejtuesit e koncertit më vonë treguan se gjithçka u rregullua me sukses dhe shfaqja u mbajt siç ishte planifikuar.
Në publik për ta mbështetur Swiftin, nuk mungoi i dashuri i saj, atleti i famshëm, Travis Kelce.
VIDEO:
Edhe
Taylor Swift paralajmëron se po përgatit albumin e 12-të
? Travis Kelce Arriving at Taylor Swift's Concert in Sydney ❤️❤️#SydneyTSTheErasTour #traviskelce #taylorswift #taylornation #sydneyaustralia #breakingnews #Swiftie #entertainmentnews pic.twitter.com/9i2qDKDNe5
— The Ball Out (@theballoutmedia) February 23, 2024
Në mesin e 81 mijë adhuruesve ishin prezent edhe kryeministri i Australisë, Anthony Albanese si dhe këngëtarja me famë botërore, me prejardhje shqiptare, Rita Ora, bashkë me burrin e saj, regjisorin, Taika Waititi e këngëtaren Kety Perry.
Postimi i Rita Orës në Instagram:
Në Australi Taylor do të performojë dhe në tri shfaqje të tjera përgjatë vikendit.
Edhe
Katy Perryt s’i ndahen të papriturat, një person i ngjitet në skenë në Sidney
Muajin a ardhshëm këngëtarja do të këndojë në Singapor dhe pastaj do të qëndrojë nëpër Evropë në shtetet si Franca, Suedia, Portugalia, Spanja e Britania ku gjithashtu do të performojë në kuadër të turneut të saj “Eras Tour”.
Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi