Ylli transgjinor i YouTube dhe pronarja e brendit kozmetik, Nikita Dragun (23) nga Virginia, e ka pushtuar skenën botërore me një pamje atraktive dhe sinqeritet për operacionet e saj plastike. Ajo flet shpesh për luftën që ka bërë me veten dhe përshkruan se sa e vështirë është të ndihesh e bllokuar në trupin e gabuar.
Disa vjet më parë ajo kuptoi se nuk dëshironte ta kalonte jetën e saj e palumtur –si mashkull, shkruan KOHA Ditore. Nikita tani mburret me një edicion atraktiv festiv në të cilin pozon me Babadimrin të cilit ia ka shkruar një letër 'të prapë'.

“I dashuri Babadimër... kam qenë një ku*kë e prapë gjatë gjithë vitit. U përpoqa të sillesha mirë, por kam pasur momentet e mia të prapa. A nuk i kemi të gjithë? Megjithatë, kam mësuar shumë këtë vit! Nuk mund të premtoj që do të jem vajzë e mirë, sepse kjo do të ishte gënjeshtër ashtu si edhe trupi im”, - shkroi Dragun.
Ajo shtoi se më së shumti dëshiron për këto festa që njerëzit e këqij të pushojnë së urryeri të tjerët për shkak të diversitetit.
“Dua shëndet dhe para. Do të të kërkoja edhe mashkull, por të vetmit që më duhen në jetën time janë meshkujt në kartëmonedha”, – u tall Dragun.
Me setin e fotove 'të prapa' ajo ka tërhequr shumë komente pozitive dhe negative.
Edhe
YouTuberja e famshme zbulon se ka qenë mashkull
“E ke tepruar me lakuriqësi për Krishtlindje. Nuk ke respekt për besimtarët”, – ishte një koment.
Ajo e ka dokumentuar plotësisht transformimin e saj në femër në kanalin e saj në YouTube, ku ka postuar video me operacionet plastike, si dhe aktivitetet ditore dhe problemet në të cilat has si një person transgjinor.