Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Youtuberja shokon: “Ndihem mashkullore, jam transgjinore”

Youtuberja Trisha Paytas (31) nga Los Angelesi është e njohur për paraqitjet e saj të shumta dhe të pazakonta ndërsa me videon e saj të re 15-minutëshe i ka hutuar ndjekësit e saj.

Ajo ka qenë gjithmonë një personalitet kontrovers në YouTube. Gjatë karrierës së saj në YouTube, të cilën e filloi në vitin 2006, ajo përfundoi shumë herë në media për shkak të deklaratave të pazakonta. Ajo gjithashtu ka postuar fotografi në Instagram ku shfaqet me flokë më të shkurtër dhe veshje më të gjera.

Image

Ajo e quajti videon e re 'Unë jam një person transgjinor'. Kështu ajo zbuloi se identifikohet si një person transgjinor, sepse ndihet sikur është 'më mashkullore se femërore', shkruan KOHA Ditore. Ajo shtoi se në fakt ajo është një 'mashkull gay' të cilit i pëlqen të vishet si ‘drag’ (veshja e gjinisë së kundërt).

“Më mirë identifikohem me meshkujt. Njerëzit mendojnë se diçka nuk është në rregull me mua, sepse nuk kam aq shumë shoqe, por unë i dua vajzat. E dua butësinë e tyre. Kjo është arsyeja pse ndihem si një mashkull homoseksual sepse i dua meshkujt, por e konsideroj veten të tillë”, - tha Trisha në video.

“A mendoj se jam person transgjinor? Njëqind për qind. A identifikohem me gjininë time natyrore? Një mijë për qind”, - shtoi ajo. Ndjekësve të saj u pengoi fakti që Trisha konkludoi që është person transgjinor, sepse nuk i pëlqen grimi dhe i do meshkujt gay.

Edhe YouTuberja e famshme zbulon se ka qenë mashkull Showbiz YouTuberja e famshme zbulon se ka qenë mashkull
Image

'Motër, ti je thjesht dembele, nuk je trans', 'Trisha Paytas është trans sepse nuk aplikon grim në disa ditë, e tërheqin meshkujt gay dhe sepse ka më shumë miq meshkuj, apo thjesht unë jam çmendur?' 'Me të vërtetë do të bëj gjithçka për klikime' – janë këto vetëm disa nga komentet poshtë videos në YouTube.

Regjistrimi i fitoi mbi 50,000 vlerësime negative brenda pak orëve, ndërsa adhuruesit mendojnë se Trisha po e shfrytëzon këtë temë për popullaritet.