Ylli 50-vjeçar i muzikës, i cili njihet më së shumti si frontmeni i grupit të famshëm “Black Eyed Peas”, Will.i.am., beson se TikTok-u ka pasur një ndikim shumë më të madh në biznesin e muzikës sesa Inteligjenca Artificiale.
"Unë nuk mendoj se diçka mund të dobësojë industrinë tonë më shumë sesa TikTok”, ka thënë Will.i.am duke folur për Sky News.
Ai ka thënë se e ka vërejtur se si aplikacioni kinez i videove të shkurtra ka ndryshuar mënyrën se si fansat e konsumojnë muzikën. Will gjithashtu beson se aplikacioni ka bërë që kompanitë diskografike të rishqyrtojnë atë që kërkojnë nga një artist.
"Dikur dëgjonim këngë tre-minutëshe, tani jemi në nëntë sekonda... TikTok dhe ai algoritëm, e dini, ndryshon atë që kompanitë diskografike kërkojnë, ndryshon arkitekturën e këngës”, është shprehur ai.
Të famshëm të shumtë kanë folur kohëve të fundit për ndikimin e teknologjisë në industrinë e muzikës.
Shumë prej tyre kanë shprehur frikën më të madhe ndaj Inteligjencës Artificiale.
-
Tom Cruise: AI-ja s’do t’i japë fund kinemasë, njerëzit duan të shohin gjëra reale
-
Dr. Dre: AI-ja nuk duhet të shihet si kërcënim, por mjet ndihmës për krijuesit
-
Mick Jagger: Inteligjenca artificiale më ndihmoi të kuptoja se idetë e mia ishin më të mira
-
Muzika e gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale kryeson top-listat
-
Njerëzit s'arrijnë më të dallojnë muzikën e krijuar nga inteligjenca artificiale prej asaj nga artistët