Televizioni “Report” zbardh detaje të komunikimit të Elvana Gjatës me grupin hetimor lidhur me përplasjen me armë zjarri në ish-bllok mbrëmjen e 4 tetorit.
Burime të televizionit saktësuan se Elvana Gjata ka statusin e dëshmitares dhe ndaj saj nuk ka masë sigurie, ndërsa në kërkim policor vijon të jetë i fejuari i saj Ervin Mata, protagonist në përleshjen me armë zjarri me grupin e Ervis Martinajt.
Elvana Gjata 3 javë më parë i ka dërguar me postë prokurorisë, por detajet e letrës janë bërë publike vetëm sot. Drejtuar organit të akuzës, këngëtarja i njofton se nuk ndodhet në Shqipëri, ndërsa shton se është njoftuar nga mediat lidhur me faktin se prokuroria kërkon dëshminë e saj për rrethanat e asaj që ndodhi brenda lokalit “Monopol”, edhe pse thekson se nuk ka qenë e pranishme në momentin kur nisi konflikti me armë.
“Jam njohur nga media se kërkohet dëshmia ime. Ndodhem jashtë vendit për arsye shëndetësore, jam njohur nga mediat se kërkoni dëshminë time. Sapo të jem në Shqipëri do të paraqitem për të dhënë deklarimet e mia”, ka thënë Gjata.
Edhe sipas hetimeve të policisë dhe prokurorisë, por edhe dëshmitarëve, këngëtarja Elvana Gjata s'ka qenë e pranishme në momentet e konfliktit në ish-bllok ku nga përplasja fizike dhe përdorimi i armëve të zjarrit mbeti një viktimë e dy të plagosur.
-
Gjykata e Tiranës liron të fejuarin e Elvana Gjatës
-
Policia merr në pyetje Elvana Gjatën për vrasjen te ish-Blloku në Tiranë
-
Nisin hetimet për pasurinë e Elvana Gjatës
-
Akuza zyrtare ndaj Ervis Martinajt për katër vepra penale
-
Vetëdorëzohet në polici i dashuri i Elvana Gjatës, i dyshuari për vrasjen në Tiranë