Këngëtarja e famshme, Elvana Gjata, pritet të merret në pyetje nga policia rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur një natë më parë në zonën e ish-Bllokut.
Policia ende nuk ka konfirmuar arsyen për të cilën do të marrë në pyetje Elvana Gjatën, por burime bëjnë me dije se ajo të pyetet si një person që ka dijeni për ngjarjen, raporton topchannel.
Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e kaluar në zonën e ish-Bllokut.
Personi që ka humbur jetën është Rigers Gaxha, i cili nga informacionet dyshohet se punonte si truprojë i shtetasit Ervis Martini, që ka mbetur i plagosur në këtë ngjarje. I plagosur ka mbetur edhe Laert Hasa.
Artikuj të ngjashëm
-
Thyen heshtjen Elvana Gjata për vrasjen në ish-Bllok
-
Akuza zyrtare ndaj Ervis Martinajt për katër vepra penale
-
Gjykata e Tiranës liron të fejuarin e Elvana Gjatës
-
Vetëdorëzohet në polici i dashuri i Elvana Gjatës, i dyshuari për vrasjen në Tiranë
-
Vetëdorëzohet në Polici miku i të dashurit të Elvana Gjatës, kërkohej si i përfshirë në vrasjen në ish-Bllok