Showbiz

"The Irishman", filmi më i shumëpritur i vitit, tani mund të shikohet në Netflix

"The Irishman", një nga filmat më të shumëpritur këtë vit, me regji të Martin Scorsese, tani mund të shikohet në Netflix nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Në këtë krim-dramë biografike, Scorsese e ka mbledhur një kastë mbresëlënëse, të udhëhequr nga Robert de Niro, Al Pacino dhe Joe Pesci.

Ky film treorësh e sjell ngjarjen e cila bazohet në ngjarje të vërteta - Robert De Niro e mishëron Frank Sheeranin, me nofkën "Irishman", Al Pacino udhëheqësin legjendar të sindikatave Jimmy Hoffa, dhe Joe Pesci mentorin e bosit të mafisë.

Image

Filmi "The Irishman" e pati premierën në shtator në Festivalin e Filmit në New York, ndërsa pritet që ky film të jetë ndër kandidatët kryesorë për “Oscar” vitin e ardhshëm, shkruan KOHA Ditore. Në film janë investuar 230 milionë dollarë, ndërsa kritikat profesionale që e kanë pasur mundësinë ta shikonin atë në festivalet e filmit janë të shkëlqyeshme.