Aktorja, Teyana Taylor, ka thënë se i kujtohet kur ka marr këshilla nga këngëtarja e njohur, Beyonce.
Ajo ka thënë se Beyonce e ka këshilluar që të investojë në vete.
35 vjeçja, ka thënë se e njeh këngëtaren e hitit “Crazy In Love” që kur ishte adoleshente, dhe gjithnjë ka qenë shumë e lumtur që të marrë këshilla nga ajo.
“Investo në vete. Mos e merr personale. Ky është biznes”, ka thënë Teyana për People.
Aktorja, që e ka bërë koreografinë e videos së këngës së Beyonces, “Ring The Alarm”, ka pranuar se nuk e ka kuptuar biznesin e muzikës kur ishte më e re.
“Padyshim që hyra në këtë industri në një kohë kur çdo gjë e bëja me zemër. Nuk i kuptoja disa gjëra dhe shpesh shkoja tek ajo, ndërsa ajo më thoshte: ‘Mos e merr personale’. Edhe mamaja ime më thoshte të njëjtën gjë”, ka thënë ajo
Taylor ka thënë se këshillën e Beyoncés e ka mbajtur për vete për një kohë të gjatë, sepse nuk e kishte kuptuar se disa situata në karrierë mund të ishin izoluese.
“Nuk e dija që disa gjëra do të të bënin të ndiheshe vetëm, deri në atë pikë sa të mendoje: ‘Oh dreq, që kjo të bëhet ashtu siç e kam në kokë, do të më duhet ta bëj vetë’”, ka thënë ajo.
Ndërkohë, në muajin dhjetor, Taylor ka zbuluar se fokusi i saj ishte zhvendosur tek aktrimi, sepse ndihej “e mbytur” brenda hapësirës së muzikës.
“Sinqerisht, unë gjithmonë kam qenë një karakter. Kur u rrita, fëmijët e tjerë luanin, ndërsa unë shikoja filma, disa prej tyre ndoshta nuk duhej t’i shikoja në atë moshë. Gjithmonë më ka tërhequr mënyra se si një aktor shpreh emocionet. Gjithmonë kam dashur të jem si Julia Roberts ose Kate Winslet”, ka thënë për Variety, aktorja e cila ka pasur sukses si në muzikë ashtu edhe në film
Sipas saj kur u përfshi në muzikë, gjithçka tjetër mbeti në plan të dytë.
“Nuk pata mundësinë të ndjek kurse dhe ta studioj aktrimin ashtu siç do të kisha dashur. Kur fillova të ndihesha e mbytur në botën e muzikës, mendova: duhet t’u përkushtohem edhe gjërave të tjera që i dua”, ka thënë ajo.