Taylor Swift dhe Shawn Mendes kanë regjistruar një version të mahnitshëm dueti të hitit të saj Lover.
Këngëtarja e Love Story shkroi në Instagram për ta ndarë lajmin me fansat, duke zbuluar se i dashuri i shoqes së saj Camila Cabello është një artist me të cilin “ajo ka pasur shumë dëshirë që të bashkëpunojë”, duke shtuar se ajo madje ia dha Mendes lejen që t’i rishkruante disa nga tekstet e saj, duke e quajtur bashkëpunimin "COLLABORASHAWN".
"Ai madje ka rishkruar pjesë të tij, gjë që unë mendoj se është shumë e rëndësishme, sepse e dua atë si shkrimtar, dhe gjithashtu mendoj se të gjithë do t’i shkruanin një letër të ndryshme dashurie të dashurit të tyre", thotë ajo në një videoklip, përcjell KOHA Ditore. "Dhe mendoj se kontributi i tij në të është shumë i bukur. Mezi po pres që ta dëgjoni”.
Mendes gjithashtu shkroi në Instagram për ta shprehur entuziazmin e tij për këngën, duke shkruar: "Faleminderit @taylorswift që më mundësove të të bashkohem në një këngë kaq të bukur."
Taylor në fakt ia ka kushtuar versionin e saj solo të këngës të dashurit të saj aktorit Joe Alwyn.
-
Taylor Swift flet për të dashurin Travis Kelce dhe zbulon detaje për albumin e ri
-
Taylor Swift hap faqet e ditarit të jetës me albumin e saj të ri
-
Taylor Swift dhe Travis Kelce shihen sërish të lumtur bashkë
-
Taylor Swift u kërkon fansave të sillen mirë me Mayerin, përpara publikimit të albumit
-
Camila Cabello në lidhje të re dashurie