Pothuajse një vit pas ndarjes nga Shawn Mendes, këngëtarja latine Camila Cabello duket se ka gjetur të dashur të ri.
Edhe pse ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht lidhjen dhe nuk ka folur publikisht për romancën e saj të re, ish-anëtarja e grupit “Fifth Harmony” është spikatur disa herë nëpër rrugët e Los Angelesit në shoqërinë e Austin Kevitchit, themeluesi i aplikacionit të takimeve “Lox Club”.
Thashethemet për një lidhje të mundshme mes Cabellos dhe Kevitchit filluan në muajin qershor. Kurse më 7 gusht, çifti u fotografua duke ecur dorë për dorë nëpër rrugët e qytetit, dhe duke u përqafuar gjatë takimit në një restorant. Këtë, publiku po e konsideron një konfirmim të lidhjes së tyre.
Fansat kanë vënë re gjithashtu se kjo dyshe e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, ani pse ende nuk kanë postuar fotografi së bashku, raporton portali “Bustle”.
Yllin e hitit “Havana”, Cabello, ishte në lidhje romantike me këngëtarin kanadez, Shawn Mendes, për më shumë se 2 vjet. Por në nëntor të vitit të kaluar çifti vendosi të ndahet në mënyrë shoqërore. Dy artistët e famshëm deklaruan se dashuria për njëri-tjetrin vazhdon të jetë më e fuqishme se kurrë.
{gallery}