Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Taylor Swift dhe Travis Kelce shihen sërish të lumtur bashkë

Taylor Swift dhe Travis Kelce po bëjnë dalje të bukura në publik.

Së fundmi, çifti u pa dore për dore teksa largoheshin nga Arrowhead Stadium në Misuri.

Në një klip të postuar në X (i njohur më parë si Twitter), Swift dhe Kelce, u panë shumë të dashuruar duke biseduar me njëri-tjetrin, teksa dilnin nga stadiumi.

Kamerat e kapën këngëtaren në stadium duke buzëqeshur dhe duke kënduar së bashku me fansat e saj.

Çifti së fundmi ka marrë vëmendjen e mediave për paraqitjet në publik.