Ylli i muzikës Taylor Swift dhe i dashuri i saj, sportisti Travis Kelce, po planifikojnë të fejohen gjatë verës. Kështu ka thënë një burim “Page Six-it”.
“Taylor the Travis e kanë diskutuar dhe kanë një plan. Ata do të fejohen në përvjetorin e parë të lidhjes së tyre në muajin korrik”, ka thënë burimi.
“Nuk duan të duken se po i përshpejtojnë gjërat”, ka shtuar burimi duke shpjeguar se çiftit i është dukur shumë herët ta bëjë këtë gjatë dimrit.
Ky burim gjithashtu ka thënë se fejesa nuk do të ndodhë as gjatë ditës së të dashuruarve në shkurt, për të njëjtën arsye.
Taylor dhe Travis u panë si çift për herë të parë në publik kur ajo shkoi për të parë ndeshjen e ekipit të Travisit në stadiumin Arrowhead.
Edhe
Fejohet Taylor Swift
Më vonë kur Taylor u shpall “Personi i vitit” nga revista “Times”, ka treguar gjatë intervistës se çifti ishin duke dalë bashkë edhe më përpara se ajo datë.
“Mendoj që njerëzit mendojnë se na kanë parë në takimin tonë të parë në atë ndeshje. Por nuk do të ishim aq të marrë sa të dilnim për herë të parë ashtu publikisht”, pati thënë Taylor për “Times”.