Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Tani për tani asgjë nga vazhdimi i "Jokerit"

Vazhdimi i këtij filmi për disa adhurues është ide e mirë, por tani për tani kjo mbetet vetëm ide.

Ditë më parë “The Hollywood Reporter” raportoi se kanë filluar bisedimet e regjisorit të Joker, Todd Phillips me Warner Bros për vazhdimin e megahitit Joker, i cili disa ditë më parë e tejkaloi fitimin prej një miliard dollarëve për t'u bërë filmi i parë i kategorisë R në histori që e ka arritur këtë, shkruan KOHA Ditore. Edhe pse shumë adhuruesve u pëlqen ideja për vazhdimin, Phillips dhe bashkëskenaristi Scott Silver thonë se kurrë nuk kanë pasur plane të tilla.

Një burim i besueshëm mohon që Phillips madje është takuar me shefin e Brosn, Toby Emmerich, për të diskutuar për filmin e ri, dhe pohon më tej se Phillips kurrë nuk kishte plan të zhvillonte tregime për keqbërësit e tjerë nga bota e DC. Një burim tjetër thotë se nëse ndodh diçka, bëhet fjalë vetëm për biseda preliminare: vazhdimi nuk është shkruar plotësisht, por nuk është as prioritet.

Phillips ka thënë disa herë që Joker është një histori e pavarur, ndërsa Warner Bros edhe ashtu e ka një orar mjaft të ngjeshur me projekte të DC: Matt Reeves është duke punuar në filmin “The Batman”, në të cilin në rolin titullar për herë të parë do të shfaqet Robert Pattinson (filmin e presim në kinema më 25 qershor 2021), është duke u punuar në vazhdimin e Wonder Woman me Gal Gadot (5 qershor 2020) dhe spin-offin Shazam! Black Adam në të cilin rolin titullar do ta ketë Dwayne Johnson (22 dhjetor 2021). Duhet përmendur edhe Margot Robbie, të cilën do ta shohim në “Birds of Prey” në fillim të vitit të ardhshëm (7 shkurt 2020) dhe James Gunnin, i cili po e fillon vazhdimin e ri për Suicide Squad (6 gusht 2021).

Joaquin Phoenix e ka luajtur në mënyrë fantastike Arthurin, kështu që pritet nominimi i tij për “Oscar”, për rolin kryesor mashkullor.