Filmi i njohur “Joker” do ta ketë edhe pjesën e dytë, ka njoftuar regjisori i tij, Todd Philips.
Philips e publikoi në Instagram një fotografi të rolit kryesor, Joaquin Phoneix, duke lexuar skenarin e pjesës së dytë të filmit, që siç raportoi “IGN” të mërkurën, do të titullohet “Folie à Deux”.
Joker u shfaq në vitin 2019, derisa Joaquin Phoneix luajti rolin e Arthur Fleckut, një person me çrregullime psikologjike, që i shtyrë nga pabarazia dhe kriza, shndërrohet në revolucionar ndaj autoriteteve.
Phoenix u shpërblye me “Oscar” në vitin 2020. “Joker” u inspirua nga filmat “Taxi Driver” dhe “The King of Comedy”.


Artikuj të ngjashëm
-
Pamjet e para të Gagas në filmin “Joker: Folie a Deux”
-
Lady Gaga konfirmon rolin në filmin e dytë “Joker”
-
Lady Gaga mund të angazhohet me rol në filmin e ardhshëm “Joker”
-
“Mortal Kombat 2” shumë i përafërt me videolojën e popullarizuar
-
“Mortal Kombat 2” u sjell fansave të videolojës skena epike aksion