Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Talk”, sonte me shumë mysafirë e materiale

Pjesë e edicionit të ri të emisionit “Talk” do të jetë rubrika “Pyetjet e kuqe”, ku ndryshe nga herë të tjerë kësaj radhe do të jenë dy protagonistë. Pyetjeve provokuese do t’ju përgjigjen në “Talk” dy producentët e KTV-së, Dardan Selimaj dhe Rea Surroi.

Për herë të parë ata vijnë së bashku në një emision, e kësaj radhe për të komentuar personazhe publike, për të përzgjedhur mes tyre, për të rrëfyer për jetën e punën e tyre dhe shumëçka tjetër.

Ndërkohë, në studio e ftuar është artistja dhe drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Kosovës, Arta Bunjaku Agani. Ajo vjen me një rrëfim mbi këtë punë, por edhe jetën private në përgjithësi.

Në këtë “Talk” do të transmetohet edhe një material i përgatitur ku për protagonistë ka çiftin e famshëm Miriam Cani dhe Alban Skënderaj. Në këtë material do të flitet për ngjarjet më të bujshme mediatike në jetën dhe karrierën e tyre. Çfarë i bashkon e çfarë i ndan Miriamin e Albanin?

Emisionin “Talk” mund ta shikoni sonte, nga ora 20:00.