Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Talk” me mysafirë specialë

Emisioni i përjavshëm i Kohavisionit, “Talk”, në edicionin e radhës, ndryshe prej më parë, ka të ftuar disa mysafirë. Veç tjerash, pjesë e emisionit do të jetë rubrika “Pyetjet e kuqe”, ku kësaj radhe do të jenë dy protagonistë. Pyetjeve provokuese do t’u përgjigjen në “Talk” dy producentët e KTV-së, Dardan Selimaj dhe Rea Surroi.

“Për herë të parë ata vijnë së bashku në një emision, e kësaj radhe për të komentuar personazhe publike, për të përzgjedhur mes tyre, për të rrëfyer për jetën e punën e tyre dhe shumëçka tjetër”, ka thënë Amir Mjeku, autor i emisionit argëtues të Kohavisionit. Por Selimaj e Surroi, janë vetëm disa prej mysafirëve që sjell “Talk” në edicionin e ri. Edhe dy intervista të realizuara ndaras në studion e emisionit, sjellin rrëfime të dy personazheve të tjerë.

“Se kush do të jenë dhe për çfarë do të flasin, do të mundë ta kuptoni të shtunën. Por jo vetëm kaq. Në “Talk”-un e ardhshëm do të transmetohet edhe një material i përgatitur, ku për protagonistë ka çiftin e famshëm Miriam Cani dhe Alban Skënderaj. Në këtë material do të flitet për ngjarjet më të bujshme mediatike në jetën dhe karrierën e tyre. Çfarë i bashkon e çfarë i ndan Miriamin e Albanin?”, ka paralajmëruar Mjeku, disa prej pyetjeve të cilave u përgjigjet “Talk” i kësaj jave.

Emisionin “Talk” shikuesit e Kohavisionit mund ta ndjekin çdo të shtunë, nga ora 20:00.