Showbiz

“Sunny Hill Festival” rikthehet në fund të korrikut

Sunny Hill

Festivali “Sunny Hill” do t’i rikthehet Prishtinës në fund të korrikut, kanë njoftuar vetë organizatorët të shtunën.

“Ruani datat! 25-28 korriku i takojnë ‘Festivalit Sunny Hill 2024’. Mezi që po ju presim që të shihni çfarë kemi bërë gati për ju”, thuhet në njoftim të “Sunny Hillit”.

Vitin e shkuar festivali nuk u mbajt për shkaqe që lidheshin me vendin ku qe paraparë të mbahej. Organizatorët patën thënë se hapësirat në fshatin Bërrnicë në Prishtinë nuk janë gati. E kjo pronë ishte bërë shkak i përplasjeve midis pushtetit lokal e atij qendror dhe organizatorëve të Festivalit.

Në dy edicionet e para, më 2018 dhe 2019 dhe më pas edhe më 2022 –pas dy vjetësh pauzë shkaku i pandemisë COVID19 – “Sunny Hill Festival” kishte sjellë emra të mëdhenj të botës në muzikë me në krye Dua Lipën. Numri i atyre që merrnin pjesë në koncerte shkonte mbi 15 mijë çdo natë dhe Gërmia qe bërë vend që nuk akomodonte publikun e interesuar për Festival. Qysh prej 2019-s organizatorët kanë kërkuar që t’u jepet në shfrytëzim një hapësirë për ta rritur Festivalin