Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Stewartin e zinte gjumi me princeshën Diana teksa përgatitej për rolin

Ajo e portretizon princeshën e ndjerë në biografinë e ardhshme “Spencer”. Kristen Stewart ka zbuluar se e ka zënë gjumi me videot dhe intervistat e princeshës Diana në mënyrë që të përgatitej për rolin e saj si princeshë, duke pranuar se ka kaluar shumë kohë duke e studiuar atë saqë “nuk mund të ndalojë së menduari për të”.

Aktorja 31 vjeçe ka thënë gjithashtu se bashkëndien me disa nga dobësitë e Dianës, duke përfshirë anën negative të famës dhe luftën me perceptimet e njerëzve të tjerë, duke theksuar se e kishte “shijuar” një “nivel të lartë” të asaj që ajo kaloi. Aktorja e ka pranuar se për portretizimin i Dianës - e cila vdiq në një aksident me makinë më 1997 - kaloi orë të tëra duke e analizuar theksin e Dianës dhe duke studiuar çdo pjesë të jetës së saj, gjë që ka ndikuar të fitojë një admirim dhe respekt të thellë për Princeshën e Popullit.

Ajo ka thënë për “The Sun”: “Ajo do të thotë shumë për mua, por gjithçka është relativisht e re, sepse jam nga Los Angeles dhe nuk jam rritur në Angli. Para kësaj, ajo nuk ishte diçka që ishte në krye të mendjes sime, sepse jetoja aq larg nga të gjitha. Tani nuk mund të ndalem së menduari për të”.

“Shpesh pyes veten se çfarë do të mendonte ajo për atë që po ndodh në botë tani. Për të qenë e sinqertë, tani kam konsumuar pothuajse gjithçka që ka për të konsumuar për sa u përket videove dhe intervistave. Kam shikuar gjithçka që mund të dëgjoni ose shihni. Madje edhe fle me të”.

Dhe përmes hulumtimit të saj të gjerë Kristen mësoi se ajo ndan disa dobësi të njëjta me Dianën, mes niveleve të mëdha të famës që të dyja përjetuan.

Duke theksuar se Diana ishte një nga gratë më të famshme në botë, Kristen, e cila në një moment ishte aktorja më e paguar në botë, e ka pranuar se e “ka shijuar” një “nivel të lartë” të asaj që përjetoi Princesha. Ylli i “Twilight” ka shtuar se megjithatë nuk ishte “ as afër” “përfaqësimit monumental” të një grupi të tërë njerëzish siç ishte Diana. Duke reflektuar mbi atë që pa nga jeta e Dianës, Kristen ka përmendur se Diana “donte të kontrollonte” se çfarë mendonin njerëzit e tjerë për të, por nuk ia doli, duke shtuar se kjo gjë është diçka që përjetojnë “të gjithë”.