Kristen Stewart ka thënë se ishte aq e shqetësuar për portretizimin e princeshës Diana në filmin “Spencer”, saqë “nuk mund ta hapte gojën për dy javë para se të fillonin xhirimet”.
Aktorja luan rolin e princeshës së ndjerë, teksa kalon tri ditë me familjen mbretërore gjatë Krishtlindjeve të vitit 1991, para se të ndahej nga princi Charles. Stewart ka thënë për “BBC News”: “ Më ishte mbyllur goja, deri në pikën kur më dukej se ishte mbyllur krejtësisht. Isha goxha e shqetësuar”.
Filmi drejtohet nga Pablo Larrain, i lindur në Kili, që ishte edhe regjisor i filmit ku me Natalie Portman u nominua për “Oscar” më 2017 me filmin “Jackie”, ku portretizoi një tjetër figurë publike shumë të kontrolluar, Jacqueline Kennedy.
Regjisori i tha Stewart që “të qetësohet dhe t’i besojë procesit”, dhe të mbështetet në përgatitjen e saj të gjerë për rolin. Aktorja që më parë ka luajtur në “Twilight” ka, thënë se nuk filloi nga një bazë e gjerë njohurish. “Nuk e kam pasur marrëdhënien më të zhvilluar ose të definuar me familjen mbretërore në përgjithësi”, ka thënë ajo. “Nuk jam rritur duke ndjekur një lloj sage”.
“Natyrisht që jetoj në planetin Tokë dhe ndikimi i saj ishte i madh dhe emocional, madje edhe për dikë që ishte shtatë vjeç kur vdiq”, ka shtuar ajo. Stewart, që ka pranuar vlerësime të larta për performancën e saj, ka thënë se ka hulumtuar shumë për t’u zhytur në jetën e Dianës.
Pesha e përgjegjësisë për të luajtur një figurë kaq emocionuese, shumë të njohur publike do të thoshte që Stewart duhej ta bënte portretizimin duke u bazuar në ndjenjat e saj, pasi ka shumë opinione për princeshën.
Edhe
Kristen Stewart foli për portretizimin e Princeshës Diana në filmin “Spencer”
Stewart ka thënë se mundohej të mos e humbte kujtesën e Dianës, duke shpjeguar: “Mendoj se të jesh e drejtë me të është ta lejosh të jetë impulsive. Çdo gjë që e kam parë, qoftë një intervistë, apo edhe në një fotografi të palëvizshme, gjithmonë duket e paparashikueshme”.
“Spencer” e ka pasur premierën në “London Film Festival” më 7 tetor dhe do të publikohet në Mbretërinë e Bashkuar më 5 nëntor.