Seria fantastik-shkencore “Star Trek” do të prezantojë karakteret e para transgjinore.
Karakteret e reja do të shfaqen në sezonin e tretë, kanë thënë producentët.
Karakteri transgjinor, Gray, do të luhet nga aktori trans, Ian Alexander, ndërsa karakteri jo-binar do të luhet nga Blu del Barrio, raporton BBC.
“Star Trek gjithmonë ka pasur si mision t’u japë hapësirë komuniteteve pakicë”, ka thënë një nga producentët.
Star Trek do të rifillojë muajin e ardhshëm, teksa në sezonin e kaluar shfaqi karakteret e para gej të martuara, ndërsa Sonequa Martin-Green u bë gruaja e parë me ngjyrë që kryesoi një nga seritë e Star Trek, transmeton KOHA.
Artikuj të ngjashëm
-
Chris Pine nuk është kontaktuar për filmin e ri Star Trek
-
Patrick Stewart tregon për raportin e tij me Tom Hardy
-
Chris Pine në bisedime për t’u angazhuar në filmin “Star Trek 4”
-
“Star Trek” udhëton në të ardhmen për të reflektuar tek e sotmja
-
“Star Trek: Picard” aprovohet për sezonin e dytë përpara debutimit