
“Star Trek: Picard” ka marrë aprovim të hershëm për sezonin e dytë, një muaj përpara debutimit të serialit në janar të vitit 2020.
Seriali, në të cilin luan Sir Patrick Stewart si karakteri i njohur titullar, shërben si një spinoff i klasikut televiziv “Star Trek”, por detajet e sakta të ngjarjes mbeten të pazbuluara.
Në serial gjithashtu do të rikthehen aktorët e tjerë të Star Trek, përfshirë Brent Spiner si Data, Jonathan Del Arco si Hugh the Borg, dhe Jeri Ryan nga Star Trek: Voyager si Seven of Nine, së bashku me Marina Sirtis si Commander Deanna Troi dhe Jonathan Frakes si Riker.
Aventura televizive, e zhvilluar nga bashkë-krijuesi dhe producenti ekzekutiv i Star Trek: Discovery, Alex Kurtzman, do të debutojë në CBS All Actress më 23 janar dhe në mbarë botën më 24 janar në Amazon Prime.