Ylli i filmit Patrick Stewart ka treguar mbi karrierën e tij si aktor prej dekadash, duke përfshirë edhe punën me një aktor të ri si Tom Hardy, në xhirimet e filmit “Star Trek: Nemesis”, raporton “The Independent”.
Aktori 83-vjeçar, iu bashkua për herë të parë kinematografisë në rolin e kapitenit Jean Luc Picard, në episodin debutues të vitit 1987 të serialit shtatësezonësh “Star Trek: The Next Generation”.
Që atëherë ai luajti në disa filma dhe shfaqje televizive të ndryshme të projekteve filmike “Star Trek” dhe së fundmi po punon me serialin “Star Trek: Picard”.
Stewart kujtoi xhirimin e filmit “Nemesis” më 2002.
"Nuk kisha asnjë skenë të vetme emocionuese për të luajtur, dhe aktori që portretizoi horrin e filmit, Shinzon, ishte një i ri i çuditshëm dhe i vetmuar nga Londra. Emri i tij ishte Tom Hardy", ka shkruar Stewart, raporton “Insider”.
Hardy, 46-vjeç, bëri paraqitjen e tij të parë dhe të vetme në “Star Trek: Nemesis”, dhe ai ishte 24 vjeç kur luajti klonin e keq Picard Shinzon.
"Tom nuk do të përshëndetej me asnjërin prej nesh në nivel social. Kurrë nuk tha, 'mirëmëngjes', kurrë nuk tha, 'natën e mirë', dhe kur nuk ishte i nevojshëm në sheshxhirim ai shkoi në rimorkio për të ndenjur me të dashurën”, ka thënë Stewart. "Ishte thjesht sfiduese të vendosje ndonjë marrëdhënie me tha Stewart.
Ai tha se Hardy nuk ishte aspak armiqësor me asnjë.
Aktori i “X-Men” pranoi më tej se nuk priste kurrë të dëgjonte më për Hardyn.
"Nuk më jep gjë tjetër veçse kënaqësi që Tomi më ka dëshmuar krejt të kundërtën e asaj përshtypjeje që kisha për të", shtoi ai.
Hardy, natyrisht, ka vazhduar të bëhet një emër i madh në Hollywood, duke luajtur në disa filma të famshëm si “Peaky Blinders”, “Inception”, “The Dark Knight Rise’s” dhe “Venom”, ndër të tjera.
Stewart përfundoi sezonin e tretë dhe të fundit të “Star Trek: Picard” në prill.