Videoja më e fundit e ikonës së pop-it, Britney Spears, në Instagram ka shtuar edhe më shumë shqetësimet e adhuruesve për mirëqenien e saj.
Këngëtarja 43-vjeçare, e njohur si “Princesha e Pop-it”, ka publikuar një video ku shfaqej në një varkë në mes të një deti, ka raportuar Page Six.
Në video, Spears kishte veshur bikini të gjelbër me detaje të verdha dhe po vallëzonte në mënyrë provokuese, ndërsa në sfond dëgjohej kënga “Carry Out”, e ish-të dashurit të saj, këngëtarit të mirënjohur, Justin Timberlake, të cilën e ka bashkë me kolegun e tij, Timbaland.
VIDEO:
Ndërkohë, Spears në video shihet duke nxjerrë gjuhën dhe duke tundur kokën, para se ta ndal muzikën për të folur me një theks të çuditshëm për hedhjen në ujë.
Ajo më pas ktheu kamerën nga një burrë, që sipas Page Six, ishte me gjasë kapiteni ose një udhëzues, dhe vazhdoi të fliste me të njëjtin theks.
“Unë dhe ky burrë jemi këtu në këtë ujë! Na shikoni! Më falni, jam një budallaqe”, dëgjohet të thotë ajo në video.
Burri buzëqeshi dhe iu përgjigj: “Është në rregull.”
Pasi ai u largua nga pamja, Spears vazhdoi: “Dje kemi notuar nën ujë gjithë ditën...”, ndërkohë që burri filloi të thoshte diçka për “vendet e bukura”, por videoja u ndërpre.
Ky nuk është rasti i vetëm.
Spears kishte përdorur të njëjtin theks edhe në një video të mëparshme ku vallëzonte në shtëpinë e saj në Kaliforni.
Admiruesit e saj janë shprehur shumë të shqetësuar.
“Ajo me të vërtetë nuk është mirë!”, shkroi një komentues i shqetësuar.
Një tjetër pyeti: “O Zot, çfarë i ka ndodhur të gjorës Britney, a është ky çmimi i famës?”.
Spears u lirua në vitin 2021 nga kujdestaria 13-vjeçare, e babait, e cilësuar prej saj si “abuzive”.
Por fansat frikësohen se dëmet mendore, emocionale dhe fizike që ajo pësoi gjatë atyre viteve mund të kenë lënë pasoja të përhershme.