Aktorja e njohur Sophie Turner, në një intervistë për jetën e saj private, ka theksuar se i pëlqen dhe përdorë parfum të meshkujve.
Në një intervistë të saj dhënë revistës Elle, ajo përveç të tjerash e ka treguar edhe emrin e parfumit që e përdorë.
“E dua Le Labo Santal 33. Kushton 184 dollarë. Atë e përdorim edhe unë edhe i fejuari im Joe Janas. Më pëlqen shumë aroma dhe nuk e kam ndërmend ta ndërroj. Aroma është më shumë mashkullore, por i adhuroj aromat e tyre”, është shprehur aktorja.
Ajo gjithashtu ka thënë se gjëja e parë që bën sapo të zgjohet në mëngjes është të pijë një çaj të gjelbër.

Artikuj të ngjashëm
-
Sophie Turner: Më është dashur ta rindërtoj karrierën pasi u bëra nënë
-
Mënyra e duhur për ta zgjedhur parfumin
-
Charlize Theron thotë se s’ka bërë ndërhyrje kirurgjike
-
Gwen Stefani e bën lëmsh rrjetin me deklaratën se është japoneze
-
“Dior” po e shet çdo tre sekonda një shishe me aromën e Johnny Deppit