Aktorja e famshme Charlize Theron ka thënë se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje kirurgjike e se vetëm po plaket natyrshëm. Theron ka deklaruar se e di se ajo mund të jetë duke u dukur pak ndryshe këto ditë, por ka thënë se kjo është krejtësisht në rregull.
“Fytyra ime po ndryshon dhe më pëlqen që fytyra ime po plaket”, ka thënë aktorja për revistën “Allure”, të botuar kohët e fundit.
Megjithatë, ajo ka thënë se njerëzit mendojnë se ka bërë ndërhyrje kirurgjike në fytyrë.
“Ata kanë thënë gjëra si: ‘Çfarë i bëri ajo fytyrës së saj?’ Unë jam vetëm duke u plakur!” ka thënë Theron. “Kjo nuk do të thotë se kam bërë kirurgji plastike të keqe. Kjo është pikërisht ajo që ndodh ku njeriu plaket në mënyrë natyrale”.
Fituesja e çmimit “Oscar” do të shihet edhe më shumë teksa po promovon aktualisht parfumin e ri të brendit gjigand Dior, “L'Or de J'Adore”, i cili po tregtohet si rishpikje e parfumit klasik “J'Adore”.
Theron ka qenë fytyra e markës për më shumë se njëzet vjet dhe është mirënjohëse për këtë.
Edhe
Charlize Theron zbulon sekretin për kujdesin ndaj lëkurës
“Jam jashtëzakonisht mirënjohëse për këtë dhe me të vërtetë krenare”, ka thënë aktorja me rrënjë nga Afrika e Jugut. “Ajo disi është thurur në jetën time për 20 vjetët e fundit, gjë që e bën atë të veçantë”.
Por 48-vjeçarja gjithashtu kishte disa mendime se si procesi i plakjes shihet ndryshe për burrat, duke thënë se “gjithmonë ka pasur probleme me faktin se burrat plaken si verërat kurse gratë si lulet e këputura”.
Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi