Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Gwen Stefani e bën lëmsh rrjetin me deklaratën se është japoneze

Yllit të muzikës, Gwen Stefanit, i është kërkuar që të japë sqarime lidhur me komentet e saj për lidhje me Japoninë, gjatë një interviste për revistën “Allure”, në të cilën e ka promovuar brendin e saj të bukurisë “GXVE”.

Në një artikull të publikuar të martën, këngëtarja amerikane 53-vjeçare ka folur gjerësisht për ndikimin e saj japonez, derisa në një moment i thotë shkrimtares, Jesa Marie Calaor, se është japoneze dhe se nuk e dinte këtë.

“Zoti im, unë jam japoneze dhe këtë nuk e dija”, ka thënë Stefani.

Ajo e ka bërë këtë koment pasi është pyetur rreth përpjekjeve të mëparshme në botën e kozmetikës, veçanërisht për koleksionin e vitit 2008 “Harajuku Lovers”.

I lansuar në fund të albumit të saj solo "Love.Angel.Music.Baby", marketingu dhe imazhet e parfumit "Harajuku Lovers" dhe albumit origjinal ishin të huazuara shumë nga nënkultura shumëngjyrëshe japoneze.