Zgjedhja e një parfumi është një proces shumë personal.
Caterina Catalani, drejtoreshë e Floris London, ka theksuar se parfumi që një individ mund ta pëlqejë është ai që përfaqëson edhe identitetin e tij, ka shkruar The Guardian.
Në dyqanet e parfumeve, njerëzit mund të ndihen të mbingarkuar e të mos jenë në gjendje të zgjedhin parfumin e duhur.
Catalani sugjeron që të provohen disa aroma, sepse ato duhet të pasqyrojnë ndryshimet në personalitetin dhe humorin e personit që e blenë.
Është e rëndësishme që parfumi të testohet në lëkurën e personit, jo në letër, sepse ai reagon ndryshe te çdo individ.
Pasi të provohet, duhet vëzhguar se si ndryshon në intensitet dhe a qëndron gjatë gjithë ditës.
Nëse dikush dëshiron ta provojë një parfum pa e blerë menjëherë, mund të shqyrtohen variantet e spërkatësve për flokët apo trupin, të cilat janë më të lira.
Si të zgjedhësh parfumin e duhur për sezonin e dimrit?
Ka dyqane që ofrojnë mundësinë për të marrë parfume të reja çdo muaj, ndërsa disa brende ofrojnë konsultime për të gjetur aromën ideale që i përshtatet shijes dhe personalitetit individual.
Setet e testerëve të vegjël janë gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për të provuar më shumë parfume.
Catalani ka thënë gjithashtu se nëse pas disa orësh nuk e ndihet më aroma, kjo nuk do të thotë se nuk përshtatet sepse trupi mund të bëhet më pak i ndjeshëm ndaj saj.