Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Dior” po e shet çdo tre sekonda një shishe me aromën e Johnny Deppit

Aktori Jonny Depp ka rënë nga projektet e ardhshme filmike si “Fantastic Beasts” dhe “Pirates of the Caribbean”, por duket se marka Dior ka vendosur të qëndrojë pas parfumit të tyre Sauvage- parfumi me aromën e Deppit.

Së fundmi është zbuluar se Dior shiti një shishe “Sauvage” çdo tre sekonda vitin e kaluar, duke e bërë atë parfumin më të shitur në përgjithësi në të dy aromat, për meshkuj dhe për femra. Pretendimi u nda nga përdoruesi i Twitterit, John Pompliano, i cili citoi një artikull të janarit të vitit 2022 nga Marie Claire, ku ata raportuan statistikat e pabesueshme.

Pompliano shkoi një hap më tej, duke kuptuar se sa po përfitonte Dior nga aroma e Deppit.

“Pavarësisht se shumë marka po largohen nga Johnny Depp, Dior vendosi të qëndrojë me të. Pse? Ata shesin një shishe të aromës së tij "Sauvage" çdo 3 sekonda. Me 160 dollarë për shishe, kjo është mbi 4.5 milionë dollarë shitje në ditë”, ka shkruar ai në Twitter.

Depp ka qenë fytyra e aromës Sauvage që nga fillimi i saj në vitin 2015.

Depp aktualisht po lufton në gjykatë me ish-bashkëshorten e tij, Amber Heard për një shkrim ë gazetën Washington Post të vitit 2018 përmes të cilit ajo pretendonte se ishte viktimë e dhunës fizike dhe seksuale. Ndonëse Heard nuk e përmendi Deppin me emër në këtë shkrim, ylli i “Edëard Scissorhands” pretendon se artikulli njollosi reputacionin dhe karrierën e tij.

Edhe Vazhdon gjykimi që po merr vëmendje të madhe në publik Showbiz Vazhdon gjykimi që po merr vëmendje të madhe në publik

Argumentet përmbyllëse të gjyqit për shpifje pritet të bëhen të ditura më 27 maj.