Showbiz

Sophie Turner befason fansat me transformimin për rolin e Lara Croftit

Sophie Turner

Sophie Turner

Foto: Associated Press

Aktorja e njohur, Sophie Turner, ka befasuar fansat me transformimin e saj fizik si Lara Croft, pasi Prime Video publikoi foton e parë nga seriali live-action “Tomb Raider”, i cili aktualisht është në prodhim.

Sophie Turner në rolin e Lara Croftit

Fox News ka raportuar se reagimet në rrjete sociale ishin të menjëhershme.

“Zot i madh… duket sikur ka dalë direkt nga loja”, shkroi një përdorues në rrjetin social X.

Një tjetër ka komentuar se ajo është mbresëlënëse në këtë transformim.

“Sophie Turner si Lara Croft është vërtet mbresëlënëse. Kam besim të plotë se ky adaptim do të jetë fantastik”, ka shkruar përdoruesi.

Ndërsa në Instagram u shkrua se nuk pritej një pamje kaq klasike e këtij perzonashi.

“Oh Zot! Duket perfekte! Nuk e prisja një pamje kaq klasike”, thuhej në komentin e një përdoruesi.

Zbulimi i fotografisë vjen pak ditë pasi Turner ka folur për përgatitjen intensive fizike që ka kaluar për këtë rol.

“Jemi stërvitur tetë orë në ditë, pesë ditë në javë që nga shkurti i vitit të kaluar, kështu që ka qenë shumë e lodhshme”, ka treguar aktorja në një intervistë për “The Julia Cunningham Show” në SiriusXM.

Ajo ka pranuar se kjo eksperiencë i ka zbuluar shumë gjëra për trupin e saj.

“Kam mësuar që kam probleme të vazhdueshme me shpinën, por edhe që ndërtimi i muskujve është më i vështirë nëse nuk ke ushtruar kurrë më parë. Mua më janë dashur muaj të tërë për të hyrë në formë”, ka thënë Turner.

E pyetur nëse roli i saj në “Game of Thrones” e kishte ndihmuar, ajo u përgjigj me humor duke thënë se s’kishte nevojë për stërvitje pasi ishte tepër “cool”.

 “Jo. Unë isha mbretëresha ‘cool’ që nuk kishte nevojë për stërvitje. Gjithmonë isha ajo që rrihej, jo ajo që godiste. Prandaj tani është bukur të mësoj si të jap grushte dhe jo vetëm ta marr”, ka thënë Turner me shaka.

Rolin e Lara Croftit, e ka luajtur më parë edhe aktorja Alicia Vikander.

Alicia Vikander në rolin e Lara Croftit

Kurse në filmin e vitit 2001, “Tomb Rider”, rolin e Croftit e pati luajtur aktorja e mirënjohur, Angelina Jolie.