Këngëtarja Sky Ferreira ka bërë disa deklarata të forta, duke sugjeruar se pjesë nga këngët e saj të vjetra janë përdorur në albumin "Wuthering Heights" të Charli XCX. Ylli 33-vjeçar publikoi këtë vit albumin me kolonë zanore për filmin dramatik të Emerald Fennellit, por Ferreira tani ka lënë të kuptohet se elemente të albumit "Wuthering Heights" janë bazuar në disa nga këngët e saj të mëparshme.
Female First ka shkruar se ajo reagoi në Instagram, pas reagimit të një fansi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
“Kam bërë turne për vite me radhë. Punoj. Më vjen keq ta them, por artisti yt i preferuar po i rikthen këngët e mia të vjetra. Shpresoj që kjo i përgjigjet pyetjes tënde”, i është përgjigjur Ferreira drejtpërdrejtë fansit.

Ferreira është e kredituar si artiste e ftuar, bashkautore dhe producente vokale në këngën “Eyes of the World” të albumit "Wuthering Heights" të Charli XCX.
Pas këtyre deklaratave, ekipi menaxhues i Charli XCX ka reaguar me një deklaratë zyrtare për Billboard, duke mbrojtur procesin e punës në album.
“Charli ka publikuar shtatë albume, katër mixtape dhe një EP, dhe ka shkruar shumë këngë për artistë të tjerë. Ajo gjithmonë ndan meritat në mënyrë të drejtë dhe vlerëson bashkëpunëtorët e saj”, thuhet në reagim.
Sipas ekipit, përpara publikimit të albumit është kryer një proces standard verifikimi për disa këngë.
“Ky proces përfshiu menaxherë, përfaqësues ligjorë, artistë dhe producentë, si dhe rishikim të detajuar të materialeve arkivore dhe demove. Të gjitha palët përkatëse janë konsultuar gjatë gjithë procesit dhe albumi është dëgjuar i plotë nga të gjithë para publikimit. Meritat janë përcaktuar dhe miratuar kolektivisht me shkrim. Të gjitha meritat janë finalizuar dhe miratuar zyrtarisht nga palët përkatëse para publikimit të albumit”, thuhet tutje në reagim
Deri tani, nuk ka një reagim tjetër publik nga Sky Ferreira pas kësaj deklarate.