Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Skenderaj dhe Cani publikojnë “Dhuratën”

Dy këngëtarët e njohur shqiptarë, Alban Skenderaj dhe Miriam Cani, kanë publikuar bashkëpunimin më të ri të tyre me titull “Dhurata”.

Kënga e dedikuar për fëmijën e çiftit është titulluar “Dhurata”.

Për tekstin janë kujdesur vet këngëtarët, ndërsa për videoklipin Max Production.

Teksti i plotë:

DHURATA

Edhe Alban Skenderaj e Miriam Cani sërish do të bëhen prindër Showbiz Alban Skenderaj e Miriam Cani sërish do të bëhen prindër

S'është e lehtë

të këndosh një këngë për ty

të këndosh për ata sy

që janë plotë gëzim dhe jetë

Më beso nuk është e lehtë

Kur ti fle mbi gjoksin tim

Kur më fal një përqafim

Kur më thua “të kam xhan”

Është një emocion që thjesht nuk ka përshkrim

Është përtej poezisë, është përtej zërit tim

Se ti je dhurata më e bukur në jetë

Je të gjitha përgjigjet, je suksesi i vërtetë

Se ti je shërimi i çdo plage në shpirt

Edhe Alban Skenderaj dhe Miriam Cani publikojnë këngën e re në anglisht Showbiz Alban Skenderaj dhe Miriam Cani publikojnë këngën e re në anglisht

Je esenca e jetës, je motivi cdo ditë

Ti je ajo, një dashuri që nuk njeh as kohë dhe as kufijë

Je më shumë se çdo fjalë, je më shumë se muzikë

Do të dua përjetë, shpirti im ti mos ki frikë

Se ta premtoj

që do jem gjithmonë me ty

dhe kur s’do jem aty

Si një engjëll do të mbroj

sa herë që do kesh nevojë

Është kështu kur do dikë

e në këmbim nuk do asgjë

Si më thonin prindrit e mi

Edhe “Dhurata” e Miriam Canit për festat e fundvitit Showbiz “Dhurata” e Miriam Canit për festat e fundvitit

“Do kuptosh një ditë kur të jesh prind dhe ti”

Sa shumë ndjenja që mban brenda saj kjo fjali