“More than a song” ,është versioni anglishti i këngës ‘Dhurata” e çiftit më simpatik Miriam Cani dhe Alban Skënderaj.
Ka qënë vetë këngëtarja Miriam Cani e cila nëpërmjet një postimi në Instagram ka njoftuar fansat e saj duke shkruar ‘Me datë 25.12 publikohet “More than a song” versioni anglisht i këngës “Dhurata”. Kjo ndjenjë nuk njeh gjuhë e as kufij, ndajnë këto ditë festash duam ta ndajmë këtë këngë me do prind e fëmijë kudo në botë”.
Kënga “Dhurata” e çiftit Cani-Skënderaj është realizuar rreth dy muaj më parë. Kënga ka si protagonist vajzën e tyre, Amelian, dhe mesazhi i saj është dashuria e pakufishme që një prind ka ndaj fëmijës së tij, transmeton tch.
Në vetëm dy muaj kënga “Dhurata”ka marrë miliona pëlqime në rrjetet sociale.
-
Alban Skenderaj dhe Miriam Cani publikojnë këngën e re në anglisht
-
Skenderaj dhe Cani publikojnë “Dhuratën”
-
Miriam Cani dhe Alban Skenderaj zbulojnë datën e publikimit të bashkëpunimit
-
Miriam Cani dhe Alban Skënderaj për herë të dytë prindër, tash të djalit Duam
-
Alban Skenderaj e Miriam Cani sërish do të bëhen prindër