Showbiz

Skema e verës në Kohavision

Skema programore e verës në Kohavision do të vijë me plot ngjyra. Nga 6 korriku, në KTV do të nisë transmetimi i disa emisioneve të cilat do të vijnë te shikuesit gjatë sezonit veror.

Emisioni “Express Summer” nga e hëna në të premten nën drejtimin e moderatores Argjirë Zhushi vjen me një format tejet atraktiv, duke i sjellë plot freski pasditeve tuaja.

Nga showbizi deri te kultura, muzikë, rubrika e përmbajtje e re do ju shoqërojë çdo ditë pune nga ora 16:30 deri në orën 19:00. Derisa gjatë gushtit emisioni “Express Summer” freskinë do ta sjellë nga e hëna deri të enjten me fillim nga ora 20:00.

Një tjetër përmbajtje programore që do t’i shtohet sezonit të verës në KTV është emisioni “1 kafe me Labin Summer”.

E shtuna mbrëma nga 11 korriku është rezervuar për emisionin i cili gjithmonë është veçuar për përmbajte atraktive dhe vjen edhe këtë herë nga ora

21:00 në 120 minuta transmetim. Labi dhe ekipi i ri i angazhuar enkas për këtë sezon do të sjellin rubrika të reja dhe reportazhe nga riviera shqiptare, e cila njëherësh mund të shërbejë si ofertë për pushime të mira e të sigurta.

Ndryshe, programi tradicional i Kohavisionit gjatë sezonit veror rikthen emisionin “Flladi”. Këtë herë nga 16 korriku për 8 javë rresht, “Flladi” do të sjellë emisione të realizuara në tetë lokacione të ndryshme nëpër Kosovë.

Nga fshati Kukaj në Drenoc e nga Prizreni në Rugovë me ekipin e “Flladit”, çdo e premte verore do të jetë e veçantë.

Në kuadër të skemës verore do të vijë në transmetim edhe seria televizive për fëmijë “Androidët e Enit”, derisa për adhuruesit e serive turke do të vijë në transmetim seria e suksesshme “Rrahje zemre”.