Showbiz

Si u maskuan të famshmit për Halloween

Përgjatë vikendit pati festa të shumta të organizuara për Halloween nga të famshmit e Hollywoodit.

Shumë të famshëm morën pjesë në këto festa duke u maskuar si personazhe të tjerë të famshëm.

Figura e Britney Spears ishte personazhi në të cilin u transformuan shumë prej tyre duke përfshirë aktoren Jessica Alba dhe yllin Paris Hillton.

Ylli Kourtney Kardashian, u transformua në personazhin e motrës së saj Kim, pasi ato u përfolën shumë për disa zënka në mes vete.

Adele mori shumë komente pozitive me maskimin e saj sikur Morticia Adams nga filmi “The Adams Family”.

Aktorja Halle Baily dhe partneri i saj u shndërruan në Janet Jackson dhe Tupac.

Këngëtarja Lizzo nderoi figurën e ylli të ndjerë Tina Turner duke u veshur me një fustan që ngjante me atë të Turner nëpër paraqitje skenike.

{gallery}