Showbiz

“The Rock” vishet si David Beckham për Halloween

Ylli i Hollywoodit, Dwayne Johnson i njohur si “The Rock” është bërë si David Beckham për Halloween, raporton BBC.

Ai ka vendosur një paruke, të kombinuar me një palë syze.

Ylli kishte veshur fanellën e kuqe të klubit të futbollit për të cilin luante Beckham, Manchester United.

Image

Në videon që ka publikuar, ai zhonglon me një top.

Beckham është rikthyer në “skenë” pas shfaqjes së dokumentarit të tij në platformën “Netflix”. Po ashtu edhe ylli i filmave kult “Fight Club” dhe “Amerrican History X”, Edward Norton dhe gruaja e tij Shauna Robertson janë veshur si çifti Beckham, raporton revista People.

VIDEO: