Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Heidi Klum dhe të famshëm të tjerë në kostumet e Halloweenit

Heidi Klum

Heidi Klum

Modelja me famë botërore, Heidi Klum, e cila njihet si “mbretëresha” e kostumeve të festës së “Halloweenit”, bashkë më burrin e saj Tom Kaulitz, janë veshur si jashtëtokësorë duke u inspiruar nga personazhet e filmit klasik të vitit 1982, nga regjisori Steven Spielbergut “Extra -Terrastrial”.

Tom Kaulit dhe Heidi Klum

Sikur Klum, më kostum të inspiruar nga ky film është veshur edhe ylli Janelle Monae, e cila ishte e pranishme në emisionin e këngëtares Jennifer Hudson.

Ndër të famshëm të tjerë, që Hollywood Reporter i ka cilësuar si të veshur më së miri për këtë festë, është edhe ylli televiziv Paris Hilton, e cila kishte dy kostume.

Ajo, në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, ka postuar disa fotografi, në të cilat shihet e veshur me kostum të këngëtares Britney Spears, nga videoklipi i saj i famshëm “Baby One MoreTime”.

“It’s Britney... 😉 të dua ikonë”, ka shkruar Hilton në postim.

Edhe Heidi Klum thotë se ka një surprizë të madhe për këtë Halloween Showbiz Heidi Klum thotë se ka një surprizë të madhe për këtë Halloween

Ylli ka postuar edhe disa fotografi të tjera e veshur si personazhi Mia Wallace, nga filmi “Pulp Fiction”, rolin e së cilës e luan aktorja Uma Thurman.

Këngëtarja Selena Gomez, bashkë me partnerin e saj janë veshur si personazhe nga filmi “Liza në botën e çudirave”.

Këngëtari Ed Sheeran ka bërë shaka duke u veshur si një fotografi e montuar e tij, në të cilën duket sikur të jetë një majmun.

“Urrejtësit do të thonë se është AI”, ka shkruar ai pasi ndau fotografinë me kostum në llogarinë e tij në Instagram.

Edhe Balerinat luftojnë për jetën e tyre në filmin “Pretty Lethal” Showbiz Balerinat luftojnë për jetën e tyre në filmin “Pretty Lethal”

Aktorja Halle Bailey është veshur sikur personazhi Jinx, në filmin e vitit 2002 të franshizës James Bond, “Die Another Day”, rolin e të cilës e luan aktorja e famshme Halle Berry.

Kim Kardashian është maskuar në tërësi si aligator albin. Ajo ka postuar video dhe fotografi në llogarinë e saj në Instagram, në të cilat shihet bashkë me ekipin e saj duke e krijuar kostumin.