Të dielën mbrëma, kantautori i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Shpat Deda, e publikoi albumin e tretë muzikor me titull “Rrugës”.
Ky incizim tashmë është në dispozicionin e publikut përmes të gjitha platformave digjitale, si Spotify, Apple Music, Deezer, iTunes, Amazon Music dhe YouTube.
Përmes një komuniate për media, Deda ka bërë të ditur se ka vendosur ta publikoj albumin “Rrugës” në këtë kohë, si përgjigje ndaj situatës së rënduar me pandeminë dhe me qëllim të ngrohjes së zemrave të publikut, në fund të këtij viti të zymtë.
Albumi i përbërë nga dhjetë këngë, vjen edhe me një befasi për publikun që është bashkëpunimi i Shpat Dedës me artisten britanike me famë botërore, Joss Stone. Kënga me titull “Marinari i Vogël” vjen e interpretuar në gjuhën shqipe nga dyshja.
Linku i komplet albumit “Rrugës”:
https://www.youtube.com/playlist?list=PLz6BAEvAHFNiozH7uYic_l-npUWA7dAX0