Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Shpaloset data e shfaqjes së sezonit të ri të “Westworld”

HBO më në fund e ka caktuar datën për premierën e sezonit të tretë të serialit të tyre të mirënjohur Westworld: tetë episodet e reja do të transmetohen të dielën më 15 mars.

Në ekipin e rikthyer të aktorëve luajnë Evan Rachel Wood si Dolores, Thandie Newton si Maeve, Ed Harris si Njeriu në të zezë, Jeffrey Wright si Bernard, Tessa Thompson si Charlotte, Luke Hemsworth si Stubbs, Simon Quarterman si Lee Sizemore dhe Rodrigo Santoro si Hector Escaton.

Në sezonin e ri do të ketë edhe fytyra të reja, dhe ato do të ekranizohen nga Aaron Paul, Vincent Cassel, Lena Waithe, Scott Mescudi, Marshawn Lynch, John Gallagher Jr. dhe Michael dhe Tommy Flanagan.

Christopher Nolan dhe Lisa Joy e kanë krijuar serinë e cila bazohet në filmin me po të njëjtin titull, bazuar në tregimin e Michael Crichton, i cili na sjell një odiseadë të errët për zgjimin e vetëdijes në inteligjencën artificiale dhe lindjen e një forme të re të jetës në Tokë, shkruan KOHA Ditore.

Tema e sezonit të ri është "Bota e re", ndërsa Nolan tha se një nga frymëzimet e tij për sezonin e ri ishte filmi “Blade Runner”, por vuri në dukje se ai dëshironte t'i bënte gjërat ndryshe.

Se çfarë saktësisht ka krijuar Nolan për sezonin e ri do të zbulohet më 15 mars, kur sezoni i tretë i serisë “Westworld” do të arrijë në HBO.

Artikuj të ngjashëm