Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vincent Cassel në sezonin e 3-të të “Westworld”

“Westworld” po mbledh emra të fuqishëm të aktorëve për sezonin e ri.

Nga HBO njoftojnë se në sezonin e tretë të kësaj serie të njohur do ta shohim aktorin e vlerësuar Vincent Cassel. "Jemi shumë të emocionuar që do të punojmë me Vincent Cassel." Për vite të tëra jemi adhurues të tij dhe jemi shumë të lumtur që u bashkua me ekipin", deklaruan krijuesit e serisë Jonathan Nolan dhe Lisa Joy.

Image

Si çdo gjë lidhur me serinë Westworld, nuk dihet asgjë për rolin e Cassel, kështu që këtë do të mundë ta kuptojmë vetëm me trilerin e parë. Serinë në ekranet e vogla mund ta presim gjatë vitit të ardhshëm, sepse produksioni ka filluar vetëm muajin e kaluar. Lena Waithe dhe Aaron Paul gjithashtu kohët e fundit i janë bashkuar sezonit të ri të kësaj serie fantashkencore, shkruan KOHA Ditore.

Në sezonin e dytë në rolet kryesore luajtën: Evan Rachel Wood, Jeffrey Wright, Thandie Newton, Ed Harris dhe Tessa Thompson, ndërsa ai mbërriti në HBO në prill të vitit të kaluar. Seria është kandiduar për 4 Golden Globe, ndërsa i ka fituar 40 çmime të ndryshme. T’ju rikujtojnë, sezoni i parë i “Westworld” u krijua sipas të njëjtit film nga viti 1973, skenarin e të cilit e shkroi Michael Crichton.

Vincent Casselin së shpejti do të mundë ta shohim në dramën aksion triler “Underwater”, në të cilën luan me Kristen Stewart, Jessica Henwicki, T.J. Miller.

Artikuj të ngjashëm