Nuk i ka shpëtuar dot katastrofës së zjarreve në Kaliforni as banesa e Valbona Çobas, ish-Miss Fotozhenia dhe e treta në Miss Albania në vitin 1992.
Në një postim në Facebook, nëna e saj ka treguar tmerrin që kanë përjetuar, kur u shkatërrua gjithçka, mundi i një jete të tërë, ndërkohë që fëmijët nuk munden të merrnin dot asnjë lodër me vete, bën të ditur “Panorama”.
Publiku e mban mend Çobën si Miss Fotzhenia e parë, pasi ajo këtë çmim e ka marrë në vitet e para të demokracisë.
Po në atë kohë Valbona arriti që të merrte dhe vendin e tretë në Miss Albania, por karriera e saj nuk zgjati më në Shqipëri, pasi u largua për në Greqi.
Pikërisht në vitin 1997, po në Greqi ajo merr çmimin si “Miss trupi më i bukur”.
Edhe
Valbona Selimllari nga më e bukura e globit në misionare
Pas kësaj, vendos të thyejë kufijtë ndërkombëtarë. Fytyra e saj do të pushtonte kopertinat e “Bazar”, “Elle”, “Down Town” e shumë të tjera po aq të njohura.
Pas Greqisë, Valbona vendosë të shkojë në Amerikë, ku guxoi ne rrugen e filmit. Aty interpretoi në disa seriale televizive, në role të vogla. Interpretimet në “Qiunding Light”, “Jo so Nihaal!”, apo “Hitch”, renditen në Cv-në e saj profesionale.
Ajo punon aktualisht si modele, ku sipas saj është jo vetëm një pasion por “i vetmi profesion që më siguron të ardhurat për jetën e shtrenjtë këtu në Los Angeles.
Modelja gjithmonë është ajo diplomë që bën mirë prezantimin për të hyrë në ambientet e artit. Arti për mua nënkupton vetëm aktrimin. Los Angeles ashtu si mund të të fsheh bukuritë e tij, nuk të fsheh as vështirësitë dhe konfliktet”, ka treguar ajo.
Edhe
“Edhe muret kanë veshë” e Alketa Xhafa-Mripës kërkon të pathënat e Shqipërisë komuniste
Valbona ka treguar gjate nje interviste vete Valbona, njohjen me ate qe do te behej me pas burri i saj dhe babai i tre fëmijëve.
{gallery}