Prishtinë, 16 mars - Fotografia që i ishte bërë Valbona Çoku-Mirakajt kur ishte foshnjë është goxha e shlyer. I ka humbur qartësia pasi e ëma e saj për dekada e ka puthur atë.
Fotografia ka qenë e vetmja mënyrë për ta parë të bijën. E ëma e Çoku-Mirakajt kishte shkuar nga Shqipëria për në Itali duke lënë të bijën nëntëmuajshe. I ati kishte ikur po në Itali më 1944, kur Çoku-Mirakaj ishte njëmuajshe. Por kur Valbona Çoku-Mirakaj ishte 16 vjeçe u internua në Lushnjë, me arsyetimin se paraqiste rrezik për pushtetin socialist pasi prindërit e saj jetonin në Itali. Të ëmën nuk e ka parë më kurrë, e babanë tek pas 47 vjetëve jetë.
Ky është vetëm njëri prej rrëfimeve që ka dëgjuar artistja kosovare që jeton në Londër, Alketa Xhafa-Mripa. Ajo nuk i mban lotët derisa flet për këtë rast.
Xhafa-Mripa, e cila njihet si artiste që përfshin komunitetin në veprat e saj, ka nisur këtë projekt pas ftesës që ka marrë për të udhëtuar në Shqipëri me artisten Kristale Ivezaj-Rama, e cila është themeluese dhe drejtuese e galerisë “The Balkan Artists’ Guild’” në Londër. Sipas Xhafa-Mripës, stërgjyshja e Ivezaj-Ramës ka qenë e internuar në kampin e Tepelenës dhe ajo do të shkruajë një libër për këtë temë (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
Margarita Xhepa – ikona që e deshi artin pa e kuptuar
-
“Mendoj për ty”, nisur për gratë e dhunuara të Kosovës edhe në Strasbourg
-
“Përjetësisht në memorien shqiptare” me eksodet që i thërrasin së tashmes
-
Alketa Xhafa-Mripa synon të bëjë bashkë tregimet inspiruese të grave kosovare
-
Historia e 34 vjeçares dhe nënës së saj të verbër që tërmeti ua shkatërroi shtëpinë