Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Valbona Selimllari nga më e bukura e globit në misionare

E para në Shqipëri me një titull bukurie.

Mbante numrin 9 në garën e saj drejt më të bukurës, e emocionet nuk i fshihte dot.

Por Valbona Selimllari nuk ndalet me një titull. Në 1999 ajo përfaqësoi Shqipërin në Miss Globe në Letoni, e ku u kurorëzua si më e bukura e globit.

Konkurset e bukurisë nuk ishin vetëm ato që e shoqëruan në këto tre dekada. Prezenca e saj në televizion ka qenë e vazhdueshme. E starti ka qenë mjaft i goditur.

Spektaklet e vallëzimit duket se e kanë shoqëruar gjithnjë.

Madje edhe vetë nuk ka nguruar që të kërcejë në skenë.

Por jo vetëm garuese, Valbona Selimllari ka qenë bashkëprezantuese në festivalet e bukurisë, por dhe ato të festivalit të këngës në fundvit.

Edhe Bukuroshja e zhgënjyer: Bëhet viral reagimi i Miss Kosovës pas triumfit të SHBA-së Showbiz Bukuroshja e zhgënjyer: Bëhet viral reagimi i Miss Kosovës pas triumfit të SHBA-së

Jo vetëm në prezantim, jo vetëm në gjykim, por Valbona Selimllari ka qenë misionare edhe me programet e saj televizive. Ajo ka mundur që përmes programeve në television ti ndryshojë jetën mjaft qytetarëve në nevojë. E t'ja nisësh nga e parë me bekimin e më të bukurës shqiptare ka qenë një ogur i mbarë për dhjetra familje në nevojë.

Misioni vazhdon.

Tashmë në RTV Ora Valbona Selimllari ka sërish një mision të ri e të guximshëm. Valbona ka vendosur që sërish ti shtrijë dorën atyre që sot kanë më shumë nevojë/Ora News.