Sot shënohet 20 vjetori i vdekjes së Princeshës Diana.
Princat, William dhe Harry e kujtuan nënën e tyre dje, duke u shëtitur në oborrin e pallatit Kensington, ku aktualisht ata jetojnë dhe ku kishte jetuar Diana pas ndarjes nga Princi Charles deri në vdekjen e saj.
Lule të shumta janë vendosur në këtë lokacion, i cili e ka marrë emrin "Oborri i Bardhë", dhe ku njerëzit vijnë për ta nderuar kujtimit të princeshës së tyre të preferuar e cila e humbi jetën në një aksident tragjik në Paris të Francës.
Princat me këtë rast i shoqëronte edhe dukesha e Cambridgeit, Kate Middleton. Kate dhe William i kanë dy fëmijë së bashku, George dhe Charlotte.
4 vjeçari Geroge i cili është i dyti në rend për ta trashëguar fronin dhe të bëhet mbret i Anglisë, javën e ardhshme do ta filloj shkollën dhe ky lajm tashmë është shndërruar në temë të ditës kudo në botë.
-
Princat William dhe Harry bëhen bashkë për nënën e tyre
-
Princi William foli ngrohtësisht për Harryn në zbulimin e statujës së Dianës
-
Princi Harry dhe dukesha Meghan nuk marrin pjesë në pritjen për Dianën
-
Princin Harry dhe Princin William i bën bashkë statuja e Lady Dianas
-
Statuja e princeshë Dianës do të vendoset në ditën kur do t’i bënte 60 vjet