Seriali Lucifer do të përfundojë me sezonin e tij të pestë, ndërsa sipas lajmeve të fundit të Netflix, ky shërbim streaming do ta ndajë sezonin e fundit në dy pjesë.
Ylli kryesor i serialit, Tom Ellis, e zbuloi këtë lajm në The Kelly Clarkson Show, kështu që tani e dimë se do të ekzistojë Lucifer 5A dhe Lucifer 5B. "Sezoni i pestë do të ndahet në dy pjesë, shkruan KOHA Ditore. Netflixi do t’i publikojë tetë episodet e para të pasuara nga një pushim i vogël dhe më pas do të publikohen tetë episodet e tjera," tha ai.
Edhe pse Ellis e ndau me kënaqësi këtë lajm të gëzueshëm me fansat, ai megjithatë nuk zbuloi se kur mund ta presim sezonin përfundimtar, kështu që ky është akoma sekret. Netflixi ia dha serialit edhe një sezon qysh në qershor, kur u tha që e presim gjatë vitit 2020, ndërsa tani jemi duke e pritur jo një datë të premierës, por dy. Sezoni i fundit duhej t’i kishte 10 episode si sezonet e mëparshme, por në fund të korrikut u vendos t’i shtonin edhe 6 episode të tjera, gjë që i gëzoi fansat.
Sezoni i katërt i Lucifer u shfaq në Netflix më 5 maj të këtij viti, gati një vit pasi që e bleu atë nga Fox-i, i cili e anuloi atë pas tre sezonesh. Sezoni i katërt pas episodit të dhjetë e pati një përfundim goxha të paqartë, kështu që fansat mezi po e presin vazhdimin.
Së bashku me Ellisin e shkëlqyer në rolin e Luciferit, në role të tjera shfaqen edhe: Lauren German, Kevin Alejandro, D.B. Woodside, Lesley-Ann Brandt, Aimee Garcia, Rachael Harris, Inbar Lavi dhe Graham McTavish.