Trileri i sezonit final të serive të famshme “Lucifer” është bërë publik.
Seritë do të rikthehen në Netflix muajin e ardhshëm për të gjashtin dhe të fundit sezon, ku Luciferi është zgjedhur të marrë fronin e babait të tij në parajsë.
Tom Ellis sërish është në rolin e Luciferit, ndërsa karakteri i tij përballet me sfida dhe përgjegjësi të reja derisa Toka përballet me pasojat, shkruan NME.
Producenti Joe Henderson pati thënë se sezoni i gjashtë do të jetë shumë më ndryshe nga i kaluari, si dhe pati zbuluar se do të hyjë një karakter i ri.
“Është një sezon i dhënies lamtumirë shfaqjes që e duam”, ka thënë ai për sezonin e fundit.