Producenti i serive “Lucifer” ka thënë se sezoni final i tij do të jetë “shumë ndryshe” nga sezoni i kaluar.
Joe Henderson në intervistë me “wordballoon” ka thënë se e do sezonin 5B dhe atë të gjashtit “në mënyra të ndryshme”, duke sqaruar se: “Sezoni 5B është epik; sezoni 6 është i ëmbël dhe personal. Unë nuk di as se si t’i krahasoj ato”.
Ai ka shtuar se janë shumë të ndryshëm mes vete, porse njëkohësisht janë përmbledhje e të gjitha serive, shkruan NME.
“Lucifer” do ta mbyllë kapitullin e episodeve me sezonin final për të cilin ende nuk ka datë të saktë se kur mund të lëshohet për audiencën e gjerë.
Artikuj të ngjashëm
-
Publikohet trileri i sezonit final të “Luciferit”
-
Pjesa e dytë e sezonit të pestë të “Luciferit” shtyhet për shkak të COVID-19
-
Lucas Bravo: Sezoni i pestë i “Emily in Paris” do të jetë më i miri deri tani
-
Pse mërzitemi kur përfundon seriali i preferuar?
-
“South Park” rikthehet me episodin special me temë vaksinimin kundër COVID-19