Nëse është episodi i fundit i serialit tuaj të preferuar dhe keni filluar të mos ndiheni mirë, merreni me qetësi, pasi nuk jeni personi i vetëm në botë që ka këtë ndjesi. Në fakt, një numër i madh njerëzish, pikëllohen kur seriali i preferuar që e kanë ndjekur për një kohë të gjatë, po mbaron.
Lidhja emocionale me aktorët – shikuesit lidhen me aktorët dhe pjesëmarrësit në serial, sidomos kur transmetimi zgjat për muaj apo vjet. Mënyra sesi shikuesi e ndjek rrjedhjen e serialit, sipas ekspertëve amerikanë të kinematografisë, e bënë atë të jetë pjesë e ngjarjeve që zhvillohen. Sidomos, nëse seriali nuk përfundon me “happy end”.
Ndjekja e një seriali për një periudhë ia krijon shikuesit një rutinë. Ai, posa të fillojë episodi, do të ulet para televizorit apo mjeteve të tjera teknologjike dhe do ta ndjekë. Kjo bëhet pothuajse rregullisht, derisa sipas psikologëve, emocionet shtohen që në fillim të episodit.
Por, ndjenja e zbrazëtisë pasi të ketë përfunduar seriali mund të tejkalohet apo “zbutet” sipas disa opsioneve.
Ndonjë hobi – gjetja e ndonjë angazhimi siç është marrja me sport, do t’ua zbuste “dhimbjen” e do t’ua largonte mendjen.
Leximi i librave – është opsion i mirë për ta harruar atë që tashmë ka kaluar.
Ndonjë serial i ri – ideja për të filluar një serial të ri është epike. Ndonjë zhanër tjetër do t’iu bënte mirë për të ndërruar ndjesinë.